DO TA DISH? Ja Çfarë thonë për ty gjërat që poston në Instagram Stories – AlpeGossip
DO TA DISH? Ja Çfarë thonë për ty gjërat që poston në Instagram Stories

DO TA DISH? Ja Çfarë thonë për ty gjërat që poston në Instagram Stories

Ah, Instagram Stories. Filmat dhe fotot që postojmë për veten. Seriali me protagonist veten. dritaret e shpirtit. Ekrani ku të tjerët na shohin dhe ne i shohim që na shohin, ata që na shohin duke ditur që i shohim, që do të thotë se të gjithë mund të shohin kush po i sheh dhe sa shpejt po e bën këtë. Nuk e dimë si arritën gjërat në këtë pikë, por ja që arritën.

Njerëzit postojnë në Stories për një sërë arsyesh. Ndoshta duke mirë dhe do të ndash me botën konturin perfekt. Ndoshta ke nënshkruar një kontratë dhe duhet të postosh rregullisht për një dyqan veshjesh ku nuk blen kurrë. Ndoshta po ushqen macen dhe ta postosh, duket si gjëja e duhur. Ose ndoshta, thjesht do të shohësh nëse ish-at të vëzhgojnë ende, kështu që poston një meme a citat dhe pret të listohen emrat e atyre që e klikuan.

Sidoqoftë – porsi veshjet që zgjedhim apo modeli i flokëve – postimet në Instagram Stories janë një zgjatim i identietit. I lë të tjerët të kuptojnë çfarë njeriu je; çfarë bën në vetmi, kë ke shoqe, çfarë ha, çfarë të bën për të qeshur. Ja kush je ti.

Këngë nga Spotify a YouTube

“Fëmijëria ime,” shkruan ti me tekst neon shoqëruar me ca emoji pa lidhje mbi “Zbulo sekretin” të Greta Koçit. “MË NË FUND,” i ekzaltuar mbi albumin e artistit tënd të preferuar të momentit të tipit Cardi B a Noizy. Mjaft postove dhe dëgjo këngët. Ose s’je i vetëdijshëm që askujt s’i intereson ç’po dëgjon ti, ose s’të intereson që askujt s’i intereson. Në të njëjtën kategori hyjnë dhe pesë(mbëdhjetë) postime nga një koncert që askush nuk do t’i shohë!

Kujdes për veten

“Unë nuk mund të jem në depresion nëse kujdesem për veten,” thua ti, në shtrat, me një maskë në fytyrë për herë të pestë brenda javës. Këtë Story e postove pasi u lodhe duke bërë kuice online e duke studiuar grafikun tënd astrologjik. Sikur të ishe pak më i kujdesshëm ndaj vetes, do të vije re se një maskë me parfum dhe acid glikolik pesë herë rresht nuk të bën aspak mirë dhe për më tepër, nuk zhbën depresionin.

Foto nga plazhe të kaltra, një boomerang i një kokteili, foto të dritares së avionit

Je në fund të të njëzetave a tridhjetave. Ke një karrierë të hajrit dhe me shumë mundësi, një qen. Dukesh i lumtur, a thua se e ke jetën në terezi. Në e ke apo jo, s’do e dimë kurrë.

Një pafundësi memesh

Interpretimi i këtyre postimeve varet nga cilësia e memeve. Nëse thjesht riposton çfarë bëhet nga Ellen, të pëlqen të qeshësh çik dhe të vazhdosh me ditën tënde. Nëse poston meme cilësore pas memeje cilësore me tema të paprekura nga popullata si shëndeti mendor, astrologjia, komunizmi, politika, mos ndrysho kurrë dhe vazhdo posto.

Kurthet

Këto postime tendencioze për të marrë vëmendjen e atij që ke qejf kanë shumë forma: selfiet “pa grim,” fotot në shtrat ku duket pak gjoks, fotot para pasqyrës për t’i treguar botës veshjen e vockël që ke zgjedhur, ti që këndon një këngë shumë afër kamerës në mënyrë provokuese. Çfarëdolloj kurthi poston, praktikisht po thua “shiko sa e mirë jam, ma var,” që është një reagim ekzistencial ndaj një bote që na bën të ndihemi rregullisht keq për mënyrën si dukemi.

Foto nga një galeri arti, bimë të gjelbra, kafe me qumësht pranë një botimi të vjetër të novelave të Cvajgut

Ti ke 200 ndjekës dhe të 200 të njohin dhe i njeh personalisht. Shpreson që një ditë estetika jote minimaliste të të bëjë të famshëm, por nuk ka për të ndodhur. Dukesh në paqe me veten, sheh më të bukurën te bota vërdallë teje dhe kjo ka rëndësi.

Gjëra të rëndomta, fotografuar nga afër si një limon në tavolinë a një karrocë pazari e braktisur buzë rrugës

E morëm vesh. Studion në një degë që s’të pëlqen sepse nuk u fute dot te Artet. S’i ke qejf njerëzit dhe njerëzit s’të kanë qejf ty.

Si ka mundësi që del kaq shpesh?

Postimet e të dalave në darkë nisin gjithmonë njësoj. Ti që bëhesh gati, mblidhesh me shoqërinë, kërceni pak në shtëpi. Pastaj gjashtë orë më vonë, shiriti i postimeve në Story është një rresht pikash të vogla. Çdo postim ka dikë që kërcen, muzikë e lartë në sfond, shots, tavolina, këpucët, skena. Postimet e fundit janë gjithmonë më shokueset. Një foto e turbullt e shoqes sate që i kanë dalë mbathjet. Njëri që pi kokainë në banjë para dy orësh. Para dy orësh? Është 9 e mëngjesit. S’e dimë si ia del të shkosh në punë/shkollë dhe të dalësh në këtë fare feje të paktën tre herë në javë.

Foto/video të qenit/maces

Ti nuk ke nevojë për vëmendjen e të tjerëve për t’u ndjerë mirë me veten. Ti poston gjërat që do, që rastis të jetë kafsha jote shtëpiake. Ndonjëherë, publikon darkën që gatoi mami, por është një çmim i vogël për të paguar për të parë katërputroshin tënd të gëzojë në plazh a mes jorganit.