SHERRI I ASHPËR DONALD-EINXHEL/ Si agravoi situata, a është i njëjti RAST si ai i Tokes me Ilirin? – AlpeGossip
SHERRI I ASHPËR DONALD-EINXHEL/ Si agravoi situata, a është i njëjti RAST si ai i Tokes me Ilirin?

SHERRI I ASHPËR DONALD-EINXHEL/ Si agravoi situata, a është i njëjti RAST si ai i Tokes me Ilirin?

Pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”, banorët që kanë ngelur janë Iliri i cili tashmë është finalisti i parë, Beniada, Monika, Arjola, Donaldi dhe Einxhel.

Por që nga fillimi e dei në këtë pikë të lojës debatet e ashpra nuk kanë pasu fund.

Një debat shumë i rëndë dhe duke bërë bujë në media është ai mes Donaldit dhe Einxhel, situata ka shkuar deri në atë pikë sa ata të dy ofenduan keq njëri-tjetrin.

Debati mes tyre nisi live në prime ku u bë shkak një video e nxjerr nga produksioni ku ata të dy kishin tthumbuar njëri-tjetrin.Sherri degradoi deri në atë pikë sa në “shesh” u nxorrën disa të vërteta.

Einxhel akuzoi Donaldin se ky i funsit e ka hequr nga puna dhe nuk i ka dhënë pagën.

Donaldi foli tepër i tensionuar duke thënë se Einxhel është një vajzë shumë e ulët.

“Ti je vajzë shumë, po shumë e ulët, super e ulët, me ty nuk merrem më. Se si del flet për mua dhe vëllain tim, kush je ti njëherë? Flet ti? Ti që ke qenë e punësuar te unë? Ti po analizon të kaluarën time, po më gjykon për sjelljen time, po gjykon lidhjet e mia. Po ti kush je? Çfarë edukate ke? Çfarë ke bërë në jetë? Je 32 vjeç, kush të ka marrë, kush je?,” tha Donaldi.

“Je bërë i famshëm prej të dashurës tënde, se nuk të njihte njeri, personazh portalesh u bëre prej lidhjes tënde,” u përgjigj Einxhel.

Einxhel tregoi se ajo ka bërë aksident ditën e xhirimeve dhe Donaldi me Romeon nuk janë përgjigjur për atë dhe e kanë hequr nga puna dhe nuk e kanë paguar.

“0 e ke disiplinën e punës, dhe ma kishin thënë të gjithë dhe para se të punoja, janë dëshmitarë dhe baristët e lokalit atje,” tha Einxhel.

Pas këtij debati reagoi shqoja e Einxhel dhe dy bashkëpuntorët e Donaldit.

E lidhur me këtë aksident që moderatorja përmendi gjatë spektaklit ka reaguar edhe personi që ka qenë me të në makinë. Shoqja e saj ka reaguar përmes një postimi në “Instastory” ku tregon se gjithçka ajo thotë është e vërtetë.

“Personi me të cilin ti ke bërë aksident atë ditë kam qenë unë, isha duke të çuar me makinën time në xhirime. E njoh mirë historinë dhe e di që po tregon të vërtetën.Më kujtohet që u ndjeva në faj se m’u duk sikur e gjitha ndodhi prej aksiendetit që pësove me mua. Nuk është nevoja t’i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe as atë profesionale.Në atë lojë ke treguar vlera dhe forcë të madhe! Të duam në finale”, shkruan shoqja e moderatores në postimin e saj.

Një nga këto reagime ka qenë dhe pikërisht regjisori i “Binjakët Show”, spektaklit në të cilën Donaldi dhe Einxhel kanë bashkëpunuar për një kohë të shkurtër.

“Kam qenë regjisor i ‘Binjakët Show’. Për sa i përket debatit të mbrëmshëm midis Donaldit dhe Einxhel në ‘Big Brother Albania VIP’, ndjej detyrimin të mbaj një qendrim për të mirën e asaj që jo gjithë çfare thuhet duhet përtypur! Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret! Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit.”- ka sqaruar ai.

Debati ka vijuar edhe primen e së premtes, ku mes tyre ka pasur sërish shumë ofendime. Einxhel pasi Donaldi i tha se çfarë ka bërë ajo me karrierën e saj, ajo ja ktheu se kur ajo i ka bërë intervistë Mozikut., Donadi bënte patinazh në Vlorë. (E PLOTË)

Einxhel gjithashtu u shpreh se aksidenti ka ndodhur tek rruga e “Kosovarëve” dhe jo tek Komuna e Parisit.

Debati i tyre edhe pas sepektaklit kavijuar i ashpër.  Teksa banorët ishin mbledhur në oborr, moderatorja e njohur u shpreh se këtë debat do e sqarojë jashtë “Big Brother VIP” me fakte dhe do e hedhë në gjyq Donaldin për dëmtim imazhi.

Einxhel u shpreh se do ta hedhi në gjyq Donaldin pasi të dalin nga Big Brother për akuzën se ai po i dëmton imazhin dhe po mashtron kundrejt saj.

Gjithashtu nga spektakli i së premtes një detaj na bën të mendojmë dhe dyshojmë se a është e vërtetë historia e aksidentit?

Janë treguar dy versione të ndryshme në lidhje me aksidentin e Einxhel Shkirës. Versioni i shoqes së saj, e cila tregoi se ishte dëshmitare e gjithë ngjarjes dhe se ka ndodhur tek Komuna e Parisit. Ndërsa Einxhel u shpreh se aksidenti ka ndodhur në rrugën e Kosovarëve afër një biznese.

Ky mbetet një detaj dyshues por pritet që kjo ngjarje të sqarohet edhe më tepër që të kuptohet e vërteta.

Por a është i njëjtë rasti i “Tokes” me rastin e Einxhel duke zbuluar historitë nga jashtë?

“Toke” ose Eltion me hyrjen e tij në “Big Brother VIP” u prezantua me një histori të shkuar para 11 vitesh me Ilirin. Ai shprehu në shtëpi se Iliri nuk e kishte ndihmuar në një spektakël që ai të fitonte dhe njjë tjetër hatërmetje e tij ishte që balerini nuk i kishte pëlqyer koroegrafi në spektaklin “Dance with the star”. Kjo ngjarje bëri bujë në rrjet dhe në shumë prime u diskutua, kjo ishte një mënyrë për t’i ulur figurën Ilirit.

Por rasti i Einxhel edhe pse duket njësoj në fakt nuk është e tillë pasi kjo e fundit e tha nga gjakënxehtësia sepse Donaldi po i bënte presione të vazhdueshme, duke i thënë se Shqipëria është e vogël.

Ajo u shpreh se nuk do e kishte treguar atë histri aty brenda por mënyra si Donaldi i foli.

“Erdhi si pasojë e faktit që më akuzoi se qaja për shoë, që më akuzoi si vejushë që qaja kot kur iku Dagz-i, në këtë moment kur më përdor mua duke thënë se i bëj të gjitha këtë për lojë, atëherë çfarë duhet të them unë për telenovelën tënde. Personin e tretë nuk e kam përmendur kurrë, e ka përmendur tjetërkush,” u shpreh Einxhel.

Alpegossip.al