“JAM NË AJËR”/ Kiara këshillon Keisin: Mos i nxito gjërat, Kristi është djalë shumë… – AlpeGossip
“JAM NË AJËR”/ Kiara këshillon Keisin: Mos i nxito gjërat, Kristi është djalë shumë…

“JAM NË AJËR”/ Kiara këshillon Keisin: Mos i nxito gjërat, Kristi është djalë shumë…

Hyrja e këngëtarit të njohur, Sabiani, në shtëpinë e “Big Brother VIP2” duket se ka ndikuar në marrëdhënien e krijuar mes vajzës së tij, Keisi Medinit dhe Krist Aliajt.

Kur ai takoi Keisin në dhomën e surprizave përpara se të “shpallej” zyrtarisht banor, Sabiani i tha të bijës se ajo ia kishte thyer besimin dhe se nuk ishte dakord për lidhjen e saj brenda shtëpisë me Kristin.

Por, tashmë që ai është banor i shtëpisë dhe është 24 orë me të dy ata, ai ndjek çdo veprim të vajzës, gjë e cila ka vënë në siklet këtë të fundit, por edhe Kristin.

Duke biseduar me Kiara Titon, Keisi tha se është në “ajër” komplet dhe se nuk di çfarë të bëjë. Kiara i tha asaj që të mos nxitoi dhe t’i marrë shtruar.

Ajo shtoi se Kristi është djalë shumë fisnik dhe se i pëlqeu shumë sjellja e tij kundrejt Sabianit.