ÇFARË NDODHI? Elita dhe Gjiko i japin fund miqësisë me bashkëpunëtorin e ngushtë – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Elita dhe Gjiko i japin fund miqësisë me bashkëpunëtorin e ngushtë

ÇFARË NDODHI? Elita dhe Gjiko i japin fund miqësisë me bashkëpunëtorin e ngushtë

Elita Rudi dhe Gjiko janë ndër çiftet më të dashur të publikut. Ata janë kudo bashkë dhe shoqërohen me të njëjtët persona. Por kohët e fundit, sipas burimeve të Prive.al duket se çifti i ka shkëputur marrëdhëniet me një prej bashkëpuntorëve të tyre, stilistin Mr. Rex. Stilisti kujdesej për veshjet e Elitës në çdo dalje publike e më vonë mori përsipër dhe imazhin e Gjikos.

Mendohet se krisja e parë mes tyre ka nisur në ambjentet e studios të stilistit. Kjo gjë ka bërë që mos të jetë i ftuar as në dasmën e çiftit, ku pjesëmarrës ishin shumë personazhe të njohur publikë. Arsyet e zënkës nuk dihen ende, por e sigurtë është që ata nuk kanë më raportin e dikurshëm.