KANË QENË FIKSIMI I TË GJITHËVE/ Çunat e “Produkt 28” japin super lajmin (FOTO) – AlpeGossip
KANË QENË FIKSIMI I TË GJITHËVE/ Çunat e “Produkt 28” japin super lajmin (FOTO)

KANË QENË FIKSIMI I TË GJITHËVE/ Çunat e “Produkt 28” japin super lajmin (FOTO)

Vite më parë një nga grupet më të pëlqyera nga publiku dhe kryesisht të rinjtë ka qenë ‘Produkt 28’, një grup i përbërë nga Turjan Hysko, Fabian Basha dhe Alban Kondi të cilët sollën një sërë hitesh që dëgjohen edhe sot.

Mirëpo prej vitesh djemtë janë ndarë dhe secili ka vazhduar karrierën në drejtime të ndryshme. Por ditën e sotme, Fabi i cili është shkëputur prej vitesh nga muzika ka qenë i ftuar në emisionin “Ditë e re”, ku ka zbuluar se ndoshta ‘Produkt 28’ do të rikthehet me këngë të reja.

“Nuk di ta them me siguri sepse gjërat kanë ndryshuar edhe muzika ka ndryshuar shumë. Por rikthimi i ‘West Side Family’ dhe fakti që publiku e priti shumë mirë na ka dhënë një sinjal të mirë motivimi. As vetë nuk e di por kurrë mos themi kurrë”, ka treguar Fabi i cili ndër të tjera ka zbuluar se me djemtë mbajnë ende kontakte dhe e kanë ruajtur miqësinë.