32-VJET PA FESTUAR ME FAMILJEN/ Artjola Toska: Festova vetëm 1 vit me burrin, nuk dija si bëhej tavolina – AlpeGossip
32-VJET PA FESTUAR ME FAMILJEN/ Artjola Toska: Festova vetëm 1 vit me burrin, nuk dija si bëhej tavolina

32-VJET PA FESTUAR ME FAMILJEN/ Artjola Toska: Festova vetëm 1 vit me burrin, nuk dija si bëhej tavolina

Prej vitesh në skenë, Artjola Toskës i është dashur të kalojë edhe netët e festave larg familjes. Në një intervistë për “Aldo morning show”, ajo rrëfeu se ka 32 vjet që nuk feston me familjen, teksa shtoi se këtë vit do të jetë në Amerikë.

Aldo: Festat ku do i kalosh, Vitin e Ri apo me ato të shtëpisë?

Artjola Toska: Në Amerikë.

Aldo: Në Amerikë?

Artjola Toska: Me të shtëpisë mund të ketë që nga ’91 që nuk kam festuar asnjëherë.

Aldo: 32 vjet!

Artjola Toska: Por qëlloi edhe për pandemi që s’punoi asnjeri. I vetmi rast ishte që festova me tim shoq.

Aldo: Çfarë thua?

Artjola Toska: E bukura është që nuk dija as të festoja.

Aldo: Sa do të të pyesja, Artjola, nga të rrallat vite që ke kaluar për mbrëmjen e Vitit të Ri me bashkëshortin, si ishte domethënë?

Artjola Toska: S’e mora vesh as vetë. Nuk dija as si bëhej tavolina, as se si festohej…

Aldo: Deri te sallata ruse e mbaje mend.

Artjola Toska: Deri aty po, pastaj thashë nuk qenkam për këtë punë më duket.