Xheni shpërthen në ofendime: ‘Shihe edhe këtë kur të kesh kohë’ (FOTO) – AlpeGossip
Xheni shpërthen në ofendime: ‘Shihe edhe këtë kur të kesh kohë’ (FOTO)

Xheni shpërthen në ofendime: ‘Shihe edhe këtë kur të kesh kohë’ (FOTO)

Ditën e djeshme, Xheni dhe Benradi nga “Big Brother Albania” u rikthyen në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pasi Xheni postoi në Instagram një foto të vjetër ku shihej e përqafuar me Benardin, duke lënë të kuptohet se ata të dy janë rikthyer së bashku.

Mirëpo, ish-banorja e “Big Brother” ka refuzuar ta komentojë një gjë të tillë, duke lënë gjithçka mister në lidhje me marrëdhënien e saj të tanishme me Benardin.

Megjithatë, duket se Xheni është irrituar së fundmi dhe një gjë të tillë e ka zbuluar në një tjetër postim në Instagram.

“Shihe edhe këtë kur të kesh kohë!”-ka shkruar ajo duke vendosur ikonën e gishtit të mesit. Ende nuk është e qartë se kujt i drejtohet ajo, por me siguri bëhet fjalë për ndonjë të paftuar në Insta Story-n e saj.

Kujtojmë që disa kohë më parë, Xheni dhe Benardi u përfolën se u ndanë pas një zënke për shkak se Xheni e kapi Benardin duke flirtuar me velinën Alesia Bami.