ISH-PRODUCENTI/ Harvey Weinstein dënohet me 9 vjet burg për abuzimet seksuale – AlpeGossip
ISH-PRODUCENTI/ Harvey Weinstein dënohet me 9 vjet burg për abuzimet seksuale

ISH-PRODUCENTI/ Harvey Weinstein dënohet me 9 vjet burg për abuzimet seksuale

Ish-producenti i njohur i filmave, Harvey Weinstein u shpall fajtor  dhe u dënua me 9 vite burg këtë të hënë për akuzat e abuzimeve seksuale që rëndonin mbi të.

Ai është dënuar me akuza më të vogla për përdhunim të shkallës së tretë dhe një akt seksual kriminal në shkallën e parë.

Por Weinstein, 67 vjeç, është liruar nga akuza më e rëndë ndaj tij atë të përdhunimit të shkallës së parë.

Ai ende përballet me akuza në Los Angeles për përdhunim dhe sulm seksual të dy grave në 2013.

Weinstein u deklarua fajtor të sulmonte seksualisht ish-asistenten e prodhimit Mimi Haleyi dhe të përdhunimit të Jessica Mann, një ish-aktore.

Juria e përbërë nga 12 gjyqtarësh arriti aktgjykimin e tyre të hënën në mëngjes, në ditën e pestë të diskutimeve.