“Nuset e xhihadistëve”/ Kush janë dhjetëra shqiptaret që iu bashkuan organizatës terroriste – AlpeGossip
“Nuset e xhihadistëve”/ Kush janë dhjetëra shqiptaret që iu bashkuan organizatës terroriste

“Nuset e xhihadistëve”/ Kush janë dhjetëra shqiptaret që iu bashkuan organizatës terroriste

Më shumë se 70 femra shqiptare i janë bashkuar ISIS-it, madje një 23 vjeçare është komandantja e dhjetëra femrave.
Qamile Tahiri është një komandante e re dhe ka rektrutuar dhjetëra shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia në radhët e shtetit islamik.

Dora e saj e djathtë mësohet se është një tjetër e re nga Kosova, Laura Huseni.

Dyshohet se 70 femra shqiptare janë bërë pjesë e ISIS-it, 40 nga Kosova, 2 nga Lugina e Preshevës, dhe të tjerat nga Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Këto femra iu përgjigjën thirrjes së Al-Bagdadit për të ardhur në këtë territor të ri mysliman.

Ato njihen edhe si gratë e xhihadistëve, dhe kanë marrë me vete edhe fëmijët e tyre.

Roli i tyre është menduar që të jenë jo vetëm “nuset e xhihadistëve”, por edhe shumë më gjerë dhe më i rëndësishëm sesa pjesëmarrja në beteja. Roli i tyre është kryesisht për të rekrutuar anëtare të reja nga e gjithë bota, kryesisht nëpërmjet internetit.

Ndërkohë theksojmë se 23-vjeçarja nga Kosova është konsideruar gjithashtu si një nga më radikalet mes femrave luftëtarëve nga rajoni.

Ajo gjendet në ballë të trajnimit të tyre në kampet e grave xhihadiste në “shtetin islamik” në Siri.