Tashmë interesi më i madh për të gjithë fansat, është se ku dhe me kë po i kalojnë pushimet personazhet e tyre të preferuar.
Moderatori shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea ka përshëndetur fansat e tij me një foto mjaft të ëmbël.
Ai shihet në pishinë së bashku me vajzën e tij Anën, ndërkohë që e vogla është duke e puthur në ballë.
Padyshim do të jetë ndër fotot më të ëmbla që do të shihni sot.