Eni Koci merr paralajmërime për vdekje, i nxjerr identitetin mashkullit që e frikëson – AlpeGossip
Eni Koci merr paralajmërime për vdekje, i nxjerr identitetin mashkullit që e frikëson

Eni Koci merr paralajmërime për vdekje, i nxjerr identitetin mashkullit që e frikëson

E vogla e motrave Koçi, bukuroshja 21 vjeçare Eni, që në daljet e saj të para në skenë, është komentuar per bukurinë dhe hijeshinë që ka.

E njohur nga bashkëpunimet e shumta muzikore me artistë si Noizy, Genc Prelvukaj, Gold Ag etj, ajo vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar.

Ndjekësit e saj në Instagram i dërgojnë vazhdimisht mesazhe komplimentuese, por mes tyre sot këngëtarja ka marrë dhe një mesazh nga një person i cili shkruan “Do vdesësh një ditë je ushqim për krimbat”, mesazh të cilin Eni e ka bërë menjëherë publik në storyn e saj.

“Mu duk vetja si në film horror. Të gjithë do vdesim një ditë por nuk e kuptoj përse ky njeriu vazhdon të ma rikujtojë këtë gjë. Uroj që njerëzit pozitivë të na rrethojnë sa më shumë në jetë”- ka shkruar këngëtarja.