Sa e vëshirë të jesh ‘partnere’ e Ermalit, aktorja zbulon kushtet që plotësoi te ‘Femrat’ – AlpeGossip
Sa e vëshirë të jesh ‘partnere’ e Ermalit, aktorja zbulon kushtet që plotësoi te ‘Femrat’

Sa e vëshirë të jesh ‘partnere’ e Ermalit, aktorja zbulon kushtet që plotësoi te ‘Femrat’

Ishte vetëm 17 vjeç në vitin që u bë pjesë e audicionit të një filmi, në të cilin protagonist ishte Ermal Mamaqi. Ai do të bënte rolin e një avokati divorcesh, një 30-vjeçar që duhet të martohej. Në një kohë kur të gjithë ishin angazhuar për ta martuar, me lloj-lloj kandidatesh, Ermali gjeti Adën, njeriun më të thjeshtë që kishte takuar në jetën e tij.

 

Ada (Enxhi), dëri në atë kohë nuk njihej nga askush. Ishte një adoleshente që e kishte qejf aktrimin, por pas atij roli, u bë e famshme dhe pas atij interpretimi nisi ta shohë me sy tjetër pasionin e saj.

Sot, 5 vjet pas atij filmi që i dha shkëndijën dhe famën, Enxhi Cuku numëron disa role të tjera në film. Së fundi, ajo u bë pjesë edhe e filmit të parë horror shqiptar, “Bloodlands”.

Por duke u rikthyer 5 vjet në kohë, Enxhi Cuku, nga studio e “Pasdite në Top Channel”, ka kujtuar edhe si u gjend përballë Ermalit me rolin e Adës.

22-vjeçarja tregon se, si në çdo film, në fillim ajo mori pjesë në audicion. E kujton me nostalgji atë periudhë dhe e konsideron veten me fat që ka punuar me emra të njohur të kinemasë. Pyetjes se çfarë duhet të përbushte një vajzë për të qenë partnere me Ermalin, Enxhi përgjigjet: “Duhej një fytyrë e paparë në publik. Pasi më zgjodhën për rolin, panë edhe që me Ermalin përshtatesha edhe në çift, meqë isha edhe brune (si Ami?), shkonim edhe në gjatësi…” – rrëfen aktorja.

 

Enxhi beson se për të qenë një aktore e mirë, jo gjithmonë duhet të kesh bërë një shkollë të mirë. Sipas saj, është talenti, që o e ke, o s’e ke, ai që të bën aktore të suksesshme, por ajo nuk e mohon edhe faktin që qëlloi me fat. Ndonëse sapo kishte mbushur 17 vjeç, me rolin e Adës qëlloi në shenjë, u prit shumë mirë dhe, ç’është më e rëndësishmja, ishte një fillim i mbarë për një karrierë në kinema: “Mund të them se qëllova me të parën, pashë sa mirë ndihesha, sa bukur ishte të provoja role, të njihesha me njerëz të rinj…”

Po një rol të zhveshur, a mund ta luajë? “Do të pranoja të zhvishesha për një rol të mirë, për një film me skenar të fortë.”