XIXAT DHE GURAT KRYEFJALA E MBRËMJES/ Ja si u veshën moderatoret tona natën e ndërrimit të viteve! (FOTO) – AlpeGossip
XIXAT DHE GURAT KRYEFJALA E MBRËMJES/ Ja si u veshën moderatoret tona natën e ndërrimit të viteve! (FOTO)

XIXAT DHE GURAT KRYEFJALA E MBRËMJES/ Ja si u veshën moderatoret tona natën e ndërrimit të viteve! (FOTO)

Në mbrëmjen e 31 dhjetorit, shqiptarët u shoqëruan në darkën e tyre të Vitit të Ri nga spektaklet e famshme të humorit siç janë ”Portokallia” dhe ”Klanifornia”. Gjithashtu dë nesërmen, mbrëmjen e 1 janarit, ata patën mundësinë të shijonin një emision ”maratonë” të ”Shiko Kush Luan” me plotë 3o të ftuar.

Teksa shqiptarët kalonin netët e festave të shoqëruar nga humori, gëzimi e të qeshurat, ne u përqëndruam në veshjet që bukuroshet e ekranit kishin zgjedhur për të ndriçuar ato mbrëmje.

Në ”Portokalli”, 3 prezantueset e saj ndër vite, Ami, Eneda dhe Xhemi, kishin zgjedhur të trija fustane të gjata.

Ami u shfaq me një fustan të gjatë të zi tepër elegant e me dekoltenë e hapur ku vëmendje tërhqte dhe ndriçim i tij, që ishte i duhur për një natë feste.

Eneda Tarifa kishte zgjedhur gjithashtu një fustan të gjatë stil sirene, me motive të shumta gurash e teminash që e bënin të dukej fantastike.

Ndërsa Xhemi, e vetmja bjonde mes të trejash kishte zgjedhur një fustan tepër modern me një krah dhe një këmbë që i ekspozohej. Ashtu si dhe koleget e saj ajo kishte zgjedhur shkëlqimin dhe gurat në fustan.

Nga ana tjetër, Marina tek ”Klanifornia” u shfaq me një fustan të derdhur, të zi me gura që e tregonte bukuroshen tepër elegante. Siguriht për një pamje akoma më seksi nuk mund të mungonte dekolteja e hapur dhe njëra këmbë e ekspozuar.

Nëse flasim për Luanën, emisioni i së cilës iu transmetua shqiptarëve në mbrëmjen e 1 janarit, atëherë duhet të themi se përveç një ”maratone” të ftuarish, bukuroshja kishte gjithashtu dhe një ”maratonë” të ndërrimit të fustaneve.

Fillimisht ajo u shfaq me një fustan tepër të shkurtër të kuq e të ngushtë. Fustani ishte i mbushur me gur dhe gjithashtu në mëngë i derdheshin dy pjesë cope të mëdhaja që ngjanin si bishta të fustanit. Duhet ta themi, Luana i ishte përshtatur fiks atmosferës së festave.

Pas fustanit të kuq, Luana u kthye më seksi se kurrë me një jumpsuit ngjyrë nude që i tregonte format e trupit perfekt. Njësoj si dhe fustani, dhe jumsuiti me dekoltenë e hapur ndriçonte nga të gjitha gurat dhe xixat që kishte.

Në pjesën e tretë të emisionit, bukuroshja i verboi të gjithë me një fustan të bardhë që shndërriste nga gurat dhe teminat e mëdhaja që kishte. Me krahë të fryrë me pupla të bardha, Luana ia doli ti kthente sërisht të gjithë sytë nga vetja! /AlpeGossip.al