IDENTIK SI HARRY/ Fotot e Princ Archie-t duhet ti shihni patjetër – AlpeGossip
IDENTIK SI HARRY/ Fotot e Princ Archie-t duhet ti shihni patjetër

IDENTIK SI HARRY/ Fotot e Princ Archie-t duhet ti shihni patjetër

Nëse ekziston një njeri që ka fiksuar sot mediat botërore dhe gjithë internetin, ai është princi Archie! E gjithë vëmendja u largua nga Meghan, Harry dhe udhëtimi i tyre në Afrikë, për t’u fiksuar me bebushin dhe fytyrën e tij  të adhurueshme.

Çifti e çoi atë të takonte Kryepeshkopin Desmond Tutu dhe vajzën e tij. Gjatë takimit, princi i vogël qëndroi në prehrin e së ëmës dhe nga videot, duket si bebushi më i qetë në planet.

Meghan iu referua vogëlushit si “shpirt i vjetër”, kurse princ Harry thotë se bebushi duket se është mësuar që tani me takime të rriturish.

Pas fotove që do të shihni më poshtë, do ta kuptoni pse bota e dashuron këtë fëmijë dhe gjithë familjen e vogël.

Kujt i ngjan?! Ndonëse ka trashëguar disa prej tipareve të Meghan-it, Archie, është identik me të atin. Mjafton të shihni këtë foto të shkrepur në maj të vitit 1985, kur ishte vetëm 8 muajsh, 4 muaj më i madh se i biri sot.