Elvana flet për herë të parë për Florin dhe marrëdhënien mes tyre: Gjithçka që ndiej për të është… – AlpeGossip
Elvana flet për herë të parë për Florin dhe marrëdhënien mes tyre: Gjithçka që ndiej për të është…

Elvana flet për herë të parë për Florin dhe marrëdhënien mes tyre: Gjithçka që ndiej për të është…

Pas intervistës së parë ekskluzive në studion e “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi bënë një intervistë të shkurtër edhe tek shtëpia e këngëtares, ku për herë të parë ajo foli për marrëdhënien mes saj dhe Flori Mumajesit.

Kantautori dhe këngëtarja e njohur shkëputën pak kohë më parë bashkëpunimin disavjeçar në muzikë që u shoqërua me një zhurmë të madhe mediatike.

E pyetur sot nga Ermali çfarë ka ndodhur në të vërtet Elvana u shpreh se ndjen vetëm mirënjohje për Florin dhe se ndonëse nuk ka folur kurrë lidhur me këtë çështje ajo “ndjek dritën, por nuk harron rrënjët”.

“Gjithçka që ndjej është vetëm mirënjohje deri në fund të jetës”, u shpreh Elvana duke e falenderuar publikisht Flori Mumajesin.

“Nuk kam folur kurrë, ndjek dritën, por nuk harroj rrënjët”, shtoi këngëtarja.