“A KA VËSHTIRËSI PUNA NË TELEVIZION?” Fjoralba zbulon me një foto gjithçka (FOTO) – AlpeGossip
“A KA VËSHTIRËSI PUNA NË TELEVIZION?” Fjoralba zbulon me një foto gjithçka (FOTO)

“A KA VËSHTIRËSI PUNA NË TELEVIZION?” Fjoralba zbulon me një foto gjithçka (FOTO)

Prej disa muajsh, jemi mësuar që figurën e Fjoralba Ponarit ta shohim nën drejtimin e programit të së dielës në ekranin e ‘Top Channel’, ‘E diell’. Bukuroshja publikon herë pas here në llogarinë e saj foto të ndryshme nga momente e punës dhe jo vetëm. Së fundmi me anë të një ‘Instastory’, ka zbuluar se çfarë i ka ndodhur gjatë xhirimeve të emisionit.

“A ka vështirësi puna në televizion?”, ishte një nga pyetjet ne llogarinë e Ponarit, të cilës ju përgjigj duke pohuar: “Sa të duash. Atë të fundit e kalova me disa qese akulli”. Mesa duket gjatë orareve të zgjatura të xhirimeve të shumta, Fjoralbës i është dashur të përballet edhe me disa incidente.

Kujtojmë se më parë Ponari ka drejtuar programin sportiv ‘Proçesi sportiv’, krah moderatorit të njohur, Edi Manushi.