“JAM NË PARAJSË”/ Jonida Maliqi zbulon lidhjen e veçantë me Tel Aviv-in (VIDEO) – AlpeGossip
“JAM NË PARAJSË”/ Jonida Maliqi zbulon lidhjen e veçantë me Tel Aviv-in (VIDEO)

“JAM NË PARAJSË”/ Jonida Maliqi zbulon lidhjen e veçantë me Tel Aviv-in (VIDEO)

Jonida Maliqi ka treguar lidhjen e veçantë që ka me qytetin izraelit, Tel Aviv-in, ku do të performojë edhe këngën e saj konkurruese për në Eurovizion.

Ajo ka publikuar një video të lumit që kalon aty, që quhet Dan, dhe mban emrin e djalit të saj të vogël.

Jonida ka treguar edhe kuptimin që i japin vendasit këtij lumi, që sipas tyre “të çon drejt parajsës”.

Ajo i ka bërë një dedikim djalit të saj Dan, të cilit i shpreh dashurinë:

“Dan River! Lumi që të çon drejt Parajsës… të paktën kështu e quanin vendasit në Tel Aviv… Dan tani e kuptova pse jam në parajsë, se të kam ty! Të dua parajsa ime!”

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi, do të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e madhe të Eurovizionit më 16 maj me këngën “Ktheju Tokës”.

Tre artistët e rinj të përzgjedhur për të mbështetur në skenë Jonida Maliqin janë: Wendi Mancaku, Artemisa Mithi dhe Tiri Gjoci.