KE PROBLEME ME GJUMIN/ Kjo është arsyeja më e madhe që nuk na vinte mendja kurrë – AlpeGossip
KE PROBLEME ME GJUMIN/ Kjo është arsyeja më e madhe që nuk na vinte mendja kurrë

KE PROBLEME ME GJUMIN/ Kjo është arsyeja më e madhe që nuk na vinte mendja kurrë

Shumë njerëz nuk bëjnë gjumë mjaftueshëm.

Arsyet për netët pa gjumë ndryshojnë dhe shpesh janë të lidhura me çështjet psikologjike, por një studim i ri pohon se një arsye e madhe për pagjumësinë mund të ketë lidhje me mospirjen e mjaftueshme të ujit një ditë më parë.

Sipas hulumtimit të bërë nga akademikët në Penn State University, Pennsylvania, njerëzit që flinin për gjashtë orë në natë, e kishin urinën dukshëm më të koncentruar dhe ishin më të dehidratuar krahasuar me ata që rregullisht flinin tetë orë në natë, që është koha e rekomanduar.

Studimi, i botuar në revistën “SLEEP”, përfshinte më shumë se 20,000 të rritur në SHBA dhe Kinë, të cilët u vëzhguan gjatë gjumit dhe iu morën mostrat e urinës.

Studiuesit dolën në përfundimin se lidhjet midis cilësisë së gjumit dhe hidratimit janë të lidhura me një lloj hormoni në trup të quajtur vasopressin.

“Vasopressini lëshohet në ciklin e fundit të gjumit”, shpjegon autori kryesor Asher Rosinger, i cili është një profesor asistent në Penn State.

“Pra, nëse zgjoheni më herët, mund të humbni atë dritare në të cilën çlirohet hormoni, duke shkaktuar një ndërprerje në hidratimin e trupit”.