I KËRKOI KËNGË ME PILOTIN/ Elgit Doda i përgjigjet publikisht Monika Lubonjës (FOTO) – AlpeGossip
I KËRKOI KËNGË ME PILOTIN/ Elgit Doda i përgjigjet publikisht Monika Lubonjës (FOTO)

I KËRKOI KËNGË ME PILOTIN/ Elgit Doda i përgjigjet publikisht Monika Lubonjës (FOTO)

Banorët e “Big Brother VIP” kanë pasur mbrëmë një natë festive. Duket se Monika Lubonja e ka shijuar shumë këtë mbrëmje, ku ka ngritur disa dolli. Aktorja e njohur teksa po fliste përballë kamerave, iu drejtua këngëtarit Elgit Doda dhe vëllait të Donaldit, Romeo Veshaj.

Lubonja u bëri një kërkesë mjaft të veçantë, që ka të bëjë me krijimin e një kënge për të dhe sigurisht pilotin.

“Mirëmbrëma Elgit, mirëmbrëma dhe ti Romeo. Si jeni në radhë të parë? Besoj që jeni shumë mirë. Tani, kjo gota është për ju, do ta kthej me fund për ju. Por mos harroni qëllimin: këngën për mua. Pra, piloti, shtëpia, trëndafili dhe Monika”, ka thënë ajo teksa ka ngritur dollinë.

I kërkoi këngë me pilotin, Elgit Doda i përgjigjet

Ky moment është publikuar në “Instastory” nga Elgiti, i cili menjëherë e ka marrë për bazë kërkesën e aktores së njohur.

“U kry si këngë”, shkruan këngëtari i njohur, duke e shoqëruar edhe me disa emoji duke qeshur.

I kërkoi këngë me pilotin, Elgit Doda i përgjigjet