Këto ditë nëpër media dhe rrjete sociale ka qarkulluar lajmi se Renato Mekolli ka zgjedhur të largohet nga ”Hell’s Kitchen” dhe vendin e tij do ta zërë shef Alsi Sinanaj.
Pas hipotezave të shumta të ngritura nga ana e ndjekësve në profilin e Renatos për shkakun e largimit të tij dhe pas kërkesave që ai të kthehet, duket se shefi e ka një përgjigje.
Ai ka postuar një foto në Instagramin e tij ku ka shkruajtur: Nuk e kuptoj si mund të ma kërkoni të rikthehem,jeni ju ata që nuk më keni dashur dhe më keni sharë çdo herë në Hell’s Kitchen !
Nuk e dimë nëse kjo është një lojë nga ana e shefit të kuzhinës, por nëqoftëse nuk është kështu, atëherë Renato qenka nervozuar keq! /AlpeGossip.al