JO VETËM AKTOR/ Jul Deda zbulon pozicionin e rëndësishëm që mban në televizionin “Klan” (FOTO) – AlpeGossip
JO VETËM AKTOR/ Jul Deda zbulon pozicionin e rëndësishëm që mban në televizionin “Klan” (FOTO)

JO VETËM AKTOR/ Jul Deda zbulon pozicionin e rëndësishëm që mban në televizionin “Klan” (FOTO)

Julian Deda ishte vetëm një nga aktorët që vendosi të zhvendosej nga “Vizion Plus” në “TV Klan” për të vijuar me një tjetër projekt argëtues, “Duplex”.

Ndërsa aktorët janë duke u përgatitur për shfaqjen që do të nisë të shtunën, Deda ka ndarë disa detaje nga programi më i ri i humorit, si dhe është shprehur lidhur me pozicionin që mban në televizion.

Ai tregoi në një intervistë për “tvklan.al” se, nuk ka vetëm rolin e aktorit, por edhe atë të Drejtorit Artistik për të gjithë programin.

“Unë jam Drejtori Artistik i “Duplex”. Padiskutim jam dhe personazhi më i vjetër i shfaqjes dhe përgjegjësia më e madhe bie mbi mua. Por kjo nuk do të thotë se aktorët e tjerë nuk kanë njëlloj përgjegjësie. Suksesin dhe dështimin do t’i ndajmë bashkë. Është e vështirë, është e sikletshme, por është gjithsesi e bukur, sepse kur të shpërblehet me rezultate të mira nuk do t’ia dish fare nëse është barrë apo diçka tjetër. Sido që të ishte do të ishte e vështirë, edhe sikur të jesh personazh kryesor, apo episodik, sepse në një shfaqje si “Duplex” të gjithë kanë peshën e vet”, u shpreh gjatë intervistës Deda.

Ai u pyet lidhur me përmbajtjen dhe ndryshimin që pritet të sjellë “Duplex”, për të cilën u përgjigj duke e vënë theksin se programi do t’i përshtatet çdo moshe, nga fëmijët te të rriturit.

“’Duplex’ do jetë një aperitiv shumë i mirë për shqiptarët, pa shumë banalitete, do të përpiqemi ta kullojmë edhe humorin. Ndonjëherë duhet t’i kërkojmë ndjesë publikut sepse dhe e shkelim. Por kjo vjen si pasojë e një pune të vazhdueshme, javë për javë. Spektaklin tonë “Duplex” do ta shohin të gjithë familjet me fëmijët. Unë jap fjalën time që do të jemi shumë të kujdesshëm në këtë drejtim”, shprehet Julian Deda.