SHIKONI ÇFARË NA PRET/ Ja çfarë po ”gatuan” Tayna në ”kuzhinën” e saj (FOTO) – AlpeGossip
SHIKONI ÇFARË NA PRET/ Ja çfarë po ”gatuan” Tayna në ”kuzhinën” e saj (FOTO)

SHIKONI ÇFARË NA PRET/ Ja çfarë po ”gatuan” Tayna në ”kuzhinën” e saj (FOTO)

Bukuroshja Tayna nuk njeh lodhje. Artistja vijon të sjellë hite të bukura për të gjithë fansat e saj dhe padyshim të gjitha pëlqehen pafund. Këngëtarja e talentuar është shumë aktive në rrjetet sociale, aty ku edhe komunikon me fansat e saj të shumtë.

E pikërisht këtë gjë ka bërë së fundmi. Mesa duket do të kemi mundësinë të mirëpresim një tjetër hit të bukuroshes, pasi ka qenë vetë ajo që përmes një fotoje në instagram, ka lajmëruar hitin e rradhës. “A jeni gati për këngë të reja?”,-ka shkruar Tayna në mbishkrimin e fotos. Ajo e quan studion muzikore ‘kuzhina’, pasi aty ‘gatuhen’ edhe hitet e mira.

Me një palë syze të mëdha dhe e veshur në ngjyrë të gjelbër, artistja dukej në formën e saj më të mirë, dhe gati për të shpërthyer me muzikë të mirë. Mbetet të presim.