”QESHU O DJALË QESHU”/ Renato Mekolli na përgatit për të papriturat e ”Hell’s Kitchen” (FOTO) – AlpeGossip
”QESHU O DJALË QESHU”/ Renato Mekolli na përgatit për të papriturat e ”Hell’s Kitchen” (FOTO)

”QESHU O DJALË QESHU”/ Renato Mekolli na përgatit për të papriturat e ”Hell’s Kitchen” (FOTO)

Brenda pak ditësh do të startojë sezoni i dytë i emisionit shumë të ndjekur të gatimit ‘Hell’s Kitchen’ nga Renato Mekolli. Në këtë edicion të dytë janë premtuar shumë surpriza, madje kuzhinieri ka lajmëruar dhe se do të martohet gjatë transmetimit, gjë kjo që i ka bërë të gjithë shumë kuriozë për të zbuluar fytyrën e vajzës që i ka vjedhur zemrën.

Renato ka publikuar vazhdimisht foto që lajmërojnë nisjen e sezonit të dytë, ka zbuluar disa nga surprizat dhe së fundmi është shprehur se ndihet më se gati për t’u sharë nga teleshikuesit ose ndjekësit e tij.

Ai ka postuar një foto ku shihet gjatë xhirimeve të programit dhe shkruan: “Qeshu o djal qeshu, qeshu edhe për pak ditë akoma. Se javës tjetër do fillojmë do të shajnë, (ah dhe bën mirë që komentet në ‘Instagram’ t’i mbyllësh). 3 muaj luftë dhe 9 muaj dashuri. Vjet kishim një zonjë që e quanin Tefta, e mori pak vëmendjen, këtë sezon jam kurioz kush do ta marri.”