Një bel i vogël është shpëtim për të gjithë llojet e trupave. Nuk ka rëndësi sa kile do të heqësh, nëse ke një bel të hollë, mund edhe të rrinë aty përgjithmonë! Nga ana tjetër, beli dhe zona rreth barkut është pjesa më e vështirë dhe më e lodhshme për të arritur deri në formën që doni ju. Gjithsesi janë 3 gjëra që duhet t’i dini patjetër nëse po përpiqeni të keni një bark të sheshtë dhe bel të hollë.
Ka disa ushqime që nxisin depozitat e yndyrës rreth belit
Edhe dieta ushqimore mund t’ju ndihmojë për një bark të sheshtë. Shmagni ushqimet që përmbajnë yndyrna të patretshme. Ato nuk përthithen nga trupi dhe priren të grumbullohen në formë dhjami. Këto ushqime përfshijnë biskotat e konservuara, patatinat, apo të tjera ushqime që shiten të paketuara. Por margarina dhe buka me tepri nuk ju ndihmojnë aspak, nëse ju pëlqen një bark i sheshtë. Zgjidhni ushqime që përmbajnë yndyrna të shëndetshme, si avogado, arrat, apo vaji i ullirit. Të tjera ushqime që luftojnë krijimin e dhjamit janë dardha, të jeshiltat, që përmbajnë fibra, apo boronicat dhe ananasi.
Krijimi i muskujve nuk e eliminon dhjamin e tepërt
Ushtrimet për muskujt e barkut? Po, por duhet të dini se ato vetëm krijojnë masë muskulore, poshtë shtresës së dhjamit. Pra, duhet eliminuar depozitimi i tepërt i yndyrnave në të gjithë trupin! Është e pamundur të heqësh kile vetëm nga një pjesë e caktuar. Ndaj, mos u përqëndroni vetëm tek stërvitja tonifikuese; ushtroni edhe aktivitete që ju dobësojnë, si Zumba apo kërcimi. Gjithashtu vrapi, noti, kërcimi në litar, ndihmojnë jashtëzakonisht mirë për këtë. Këtyre natyrisht, është mirë t’u shtoni edhe ushtrimet për muskujt e barkut.
Stresi ndikon në çdo aspekt të jetës, përfshirë belin tuaj!
Niveli i lartë i stresit nxit prodhimin e kortisolit, një hormon stresi që ndikon në rritjen e urisë dhe grumbullimin e masave të yndyrës rreth barkut. Dhe meqë stresin nuk para e kemi ne në dorë, mund të ushtroni aktivitete që e lehtësojnë atë; duke bërë seanca të joga-s, meditim, masazhe, të pini çajra qetësues apo të pushoni ndonjë orë në dush. Duke punuar me zbutjen e stresit, keni bërë gjysmën e punës për një bark të sheshtë!
Burimi: Pop Sugar