Pas shfaqjes së Rihanna-s në kopertinën e “Vogue” me vetullat si ‘fije peri’, të gjithë menduan se ky do të ishte trendi që do të përqafohej nga të gjitha vajzat. Por duket se nuk është ende kështu. Bloggeret dhe modelet e njohura janë përpjekur që të kthejnë në modë vetullat natyrale të rregulluara për lart, të cilat të krijojnë imazhin e një luaneshe. Ky trend është përhapur shumë dhe me siguri do të jetë forma e pëlqyer nga të gjitha, pasi nuk të merr aspak kohë për ta rregulluar.
Nuk dihet ende si do të jetë vazhdimi, por është e sigurtë se vetullat e trasha, të mbushura do të dalin nga moda.