GIUSEPPE I KËRKON TAKIM/ Lindita i kthehet: Ta harrosh, ti je në moshën e babit tim – AlpeGossip
GIUSEPPE I KËRKON TAKIM/ Lindita i kthehet: Ta harrosh, ti je në moshën e babit tim

GIUSEPPE I KËRKON TAKIM/ Lindita i kthehet: Ta harrosh, ti je në moshën e babit tim

Giuseppe i ka kërkuar takim Linditës në puntatën e sotme të “Përputhen +40”. Giuseppe e kërkoi një takim nga Linda, kur po diskutohej për të dhe Dashin. Ky i fundit hyri në program posaçërisht për Linditën, pavarësisht se është 33 vjeç dhe nuk plotëson kriteret.

Lindita ia preu shkurt Giuseppes duke i thënë se nuk do të dalë asnjëherë në takim me të se ka moshën e babait të saj. Sa i përket Dashit, tregoi se ia dha mundësinë por kuptoi që nuk mund të lindë asgjë mes tyre.

Giuseppe: Mua nuk ma ke dhënë asnjëherë mundësinë për të dalë se jam i madh. Atij i thua që është i vogël.

Lindita: Ti ta harrosh që të të nxjerr në takim se je sa baba im. Atij ia dhashë mundësinë edhe pse është 33 vjeç.