PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Politikani i njohur lëshon gazra gjatë transmetimit live – AlpeGossip
PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Politikani i njohur lëshon gazra gjatë transmetimit live

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Politikani i njohur lëshon gazra gjatë transmetimit live

Ky është Eric Michael Swalwell Jr, politikan amerikan, anëtar i Partisë Demokratike dhe përfaqësuesi i Kalifornisë në Kongresin e Kombeve të Bashkuara. Të paktën kështu njihej deri para se internetit t’i servirej një video perlë ku Swalwell pati një moment të sikletshëm me kontrollin e gazrave, ose së paku kështu duket.

Në një intervistë të hënën në mbrëmje për “Hardball with Chris Matthews” në MSNBC, Swalwell po fliste për akuzat ndaj presidentit Trump ku thuhet se ka përdorur para të taksapaguesve amerikanë për të mashtruar gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Në video, ai thotë: “Chris, deri tani provat janë të pakundërshtueshme se presidenti përdori para të taksapaguesve për t’i kërkuar ukrainasve ndihmë që të mashtrojë,” dhe më pas fjalia ndërpritet nga zhurma në sfond, për të vazhduar më pas me “në zgjedhje”.

Hardball pretendon se bëhet fjalë për zhurmën e një filxhani që lëviz në tavolinë, gjë që nuk u duket shumë bindëse njerëzve në internet. Ata janë të mendimit se Swalwell ndërpret fjalinë pikërisht për shkak të incidentit dhe vënë në dukje buzëqeshjen e lehtë në fytyrën e tij, fill pas zhurmës.

Reporterja e Buzzfeed, Addy Baird, iu desh t’i shkruante politikanit për incidentin në fjalë. “Kërkoj shumë ndjesë për këtë, por më duhet të të pyes nëse ishte ti apo dikush në studio,” i shkroi ajo e sikletosur. Ai mohoi që të ketë lëshuar gazra. Megjithatë interneti ka mendimin e tij të pakundërshtueshëm.