Pasi Luiz Ejlli iu tha se të shtunën do të largohet 1 banor nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duket se Jori Dellin e kapi frika.
Duke biseduar me Qetsor Ferrunajn, modelja e njohur u shpreh se nëse është kështu, atëherë do të eliminohet ajo.
Por Qetsori e këshillon që ‘të mos e vrasë mendjen’ pasi sipas tij janë 2 banorë të tjerë për rrugë para saj.
Pjesë nga biseda:
Jori: Atëherë më duket se dal unë të shtunën
Qetsori: Rri e qetë, duke e vra mendjen
Jori: Po nuk dola unë të shtunën…
Qetsori: Janë Bledi dhe Efi një herë për rrugë, ça ke ti
Jori: Po Efi ka dalë e preferuar, do dalë tani
Qetsori: Po le Efi e preferuar, ça po bën Efi? Ça ka bërë ajo? Bën këto muhabetet, gjysma muhabete të mbyllura, gjysma të hapur, gjysma blof e gjysma të vërtet. Pse muhabete janë ato? Më mirë kështu normale, sjellje të hijshme si e jotja se sa llafe që nuk marrin as drejtim, nuk kanë asnjë rëndësi.