PRINTI I GJARPRIT MUST HAVE I VJESHTËS/ Lori Hoxha ju tregon cilat janë modelet me TRENDI (FOTO) – AlpeGossip
PRINTI I GJARPRIT MUST HAVE I VJESHTËS/ Lori Hoxha ju tregon cilat janë modelet me TRENDI (FOTO)

PRINTI I GJARPRIT MUST HAVE I VJESHTËS/ Lori Hoxha ju tregon cilat janë modelet me TRENDI (FOTO)

Printi më i bukur i kësaj vjeshte do të jetë i i gjarprit dhe ekspertët e modës paralajmërojnë se ky dizajn do t’ju veshë nga koka te këmbët.

Duke filluar nga rrobat e banjës, çantat dhe deri të çizmet, dizajni i lëkurës së gjarprit ka mjaft stil, nxit imagjinatën dhe padyshim duket si luksoze dhe e shtrenjtë.

Lëkura e gjarprit pushtoi pasarelat në Javën e Modës në Milano për 2018-n dhe pas Kim Kardashian filluan të gjitha femrat e showbizit të huaj edhe shqiptar të dashuronin këtë print.

Me sa duket në garderobën tonë nuk duhet të mungojë një veshje me printin e gjarprit prandaj vajza nxihtoni edhe gjeni nuancën edhe modelin që ju përshtatet.

Lori Hoxha dallohet për stilin edhe shijen e saj të rafinuar dhe postimet e fundit në rrjetin social Instagram tregojn se adhuron këtë print.

Nga xhaketa,fustane,kostume edhe body Lori Hoxha ka pasuruar garderobën e saj me disa modele edhe ngjyra të trendit më të ri.

Redaksia e AlpeNews.al ju njeh me disa nga modelet e printit të gjarprit që preferoi Lori Hoxha ,ju mund të inspiroheni duke zgjedhur modelin që ju pëlqen më shumë.

/AlpeNews.al