KONCERTI I “MALLKUAR” I KËNGËTARES/ Beyonce sulmohet nga fansi i saj në skenë – AlpeGossip
KONCERTI I “MALLKUAR” I KËNGËTARES/ Beyonce sulmohet nga fansi i saj në skenë

KONCERTI I “MALLKUAR” I KËNGËTARES/ Beyonce sulmohet nga fansi i saj në skenë

Një fans ka sulmuar Beyonce dhe Jay Z gjatë koncertit të tyre në Atlanta.

Anthony Charles Thomas Maxwell vrapoi në skenë kur performanca e çiftit përfundoi.

26-vjeçari vrapoi drejt tyre dhe arriti të prekte Jay Z.

Bodyguard-at dhe balerinët ndërhynë dhe arritën që ta largonin.

Në një post në Instagram, publicisti i Beyonce, Yvette Noel-Schure tha se çifti ishte mirë dhe mezi po prisnin të jepnin shfaqjen e tyre të dytë në Atlanta në turneun On The Run II.

Maxwell pësoi lëndime të lehta dhe asnjë tjetër nuk u lëndua nga incidenti. Ai është akuzuar për sjellje të çrregullt.

Çifti ka vendosur që të mos ngrejë akuza kundër Beyonce dhe Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter.

Performaca e tyre në On the Run II ka mbushur arena në mbarë botën dhe Billboard raporton se mund të kenë fitime deri në 250 milionë dollarë.