NUK ËSHTË SI GJITHË TË TJERAT/ Hapet diskoteka e parë “hallall” në Dubai – AlpeGossip
NUK ËSHTË SI GJITHË TË TJERAT/  Hapet diskoteka e parë “hallall” në Dubai

NUK ËSHTË SI GJITHË TË TJERAT/ Hapet diskoteka e parë “hallall” në Dubai

Një diskotekë e veçntë, jo si gjithë të tjerat është hapur në Arabinë Saudite. Siç është thënë, diskoteka do të jetë “hallall”, pasi në të nuk do të shërbehet alkool.

“White Dubai” u hap më 13 prill në qytetin bregdetar, Dubai.

Klubi do jetë i hapur nga e mërkura deri të shtunën, nga ora 22:00 deri në orën 3:00.

I pari që performoi me rastin e hapjes së diskotekës, ishte këngëtari i famshëm Ne-Yo.

Në klub do shërbehen vetëm kokteje jo-alkoolike.

Në Twitter është bërë viral lajmi nën hashtagun në gjuhën arabe #JeddahDisco

Konsumimi ose shitja e pijeve alkoolike është e paligjshme në Arabinë Saudite dhe shkelësit shpesh i nënshtrohen dënimeve të rënda, përfshirë burgimin dhe dëbimin, nëse kapen me alkool.