DETAJI QË JU SHPËTOI NGA FESTA E KYLIE JENNER/ Ja si Tristan Thompson u përjashtua me lezet nga gjiri i familjes – AlpeGossip
DETAJI QË JU SHPËTOI NGA FESTA E KYLIE JENNER/ Ja si Tristan Thompson u përjashtua me lezet nga gjiri i familjes

DETAJI QË JU SHPËTOI NGA FESTA E KYLIE JENNER/ Ja si Tristan Thompson u përjashtua me lezet nga gjiri i familjes

Tristan Thompson u kap mat duke tradhëtuar partneren e tij Khloe Kardashian, pak ditë përpara se ajo të sillte në jetë vajzën True. Mirëpo nëse Khloe Kardashian e ka falur basketbollistin, familja e saj nuk e çon aspak ndërmend.

Dhe Kylie Jenner konfirmoi se nuk i ka “punët” mirë me Tristan, teksa e përjashtoi këtë të fundit nga piktura e familjes që u krijua për 21-vjetorin e saj të lindjes në West Hollywood.

Mbretëresha e Make Up-it kishte zgjedhur të mblidhte bashkë në një pikturë të gjithë njerëzit e saj të dashur, ku përfshiheshin edhe ish-partneri i Kourtney, Scott Disick si dhe i dashuri i ri i Kendall, Ben Simmons, mirëpo askund nuk u pa Tristan.

Edhe Khloe e shpërndau në rrjetet sociale pikturën, ku ishte vizatuar edhe babai i saj i ndjerë Robert Kardashian, mirëpo nuk komentoi faktin se i dashuri i saj mungonte.

Tristan nuk ndodhej në festë, pasi është larguar në Canada për shkak të angazhimeve profesionale. Kjo nuk është hera e parë që Kylie harron Tristan, pasi në festën surprizë të organizuar për rikthimin e Khloe-s në Los Angeles, ajo i uronte mirëseardhjen vetëm të motrës dhe vogëlushes True.