Këngëtarja anullon të gjithë koncertet: Sëmundja e rëndë i ngrin gjakun fansave – AlpeGossip
Këngëtarja anullon të gjithë koncertet: Sëmundja e rëndë i ngrin gjakun fansave

Këngëtarja anullon të gjithë koncertet: Sëmundja e rëndë i ngrin gjakun fansave

Këngëtarja e njohur Lady Gaga ka anulluar sërish datat e fundit të turnet botëror “Joanne” për shkak të gjendes së rënduar shëndetësore.

Ylli i muzikës ka postuar në Twitter deklaratën ku i kërkonte ndjesë fansave të saj që mezi po prisnin, por duhet të vendoste shëndetin në radhë të parë.

“Jam aq e shkatërruar sa nuk di si ta përshkruaj. Thjesht di që nëse nuk e bëj, do të dal nga kuptimi i muzikës. Personeli mjekësor mendon se duhet të marr veten në shtëpi. I dua këto koncerte më shumë se çdo gjë, por nuk është në dorën time. Premtoj që do të rikthehem në qytetet tuaja, por tani për tani, më duhet të vendos shëndetin të parin. Ju dua përgjithmonë”, shkruan këngëtarja në rrjetet sociale.

Gaga vuan nga fibromyalgia, sëmundje që shkakton dhimbje kronike të muskujve në gjithë trupin, probleme me lodhjen dhe çrregullime të humorit. Sëmundja u pasqyrua në dokumentarin “Five foot two” (1 metër e 57 cm), ku përmes një rrëfimi intim, ylli i popit zbulon si po ia del mbanë me dhimbjet fizike dhe shpirtërore.

Do të duhet goxha kohë derisa Gaga të ringjitet në skenë dhe deri atëhere, i urojmë shërim të shpejtë.

Burimi: CNN