Dy veshjet e Elvanës në koncert dhe mesazhi kundër ngacmimeve seksuale – AlpeGossip
Dy veshjet e Elvanës në koncert dhe mesazhi kundër ngacmimeve seksuale

Dy veshjet e Elvanës në koncert dhe mesazhi kundër ngacmimeve seksuale

Mbrëmë, Elvana Gjata mbajti koncertin e saj të parë recital dhe çdo detaj që erdhi nga eventi, ishte i mezi pritur. Përfshirë këtu edhe paraqitjen e këngëtares shqiptare!

Fotot e publikuara nga disa prej miqve të Elvanës, zbuluan se ajo mund të ketë ndërruar dy veshje, një kostum të zi dhe një fustan të kuq.

Ndërsa ka pozuar me disa prej të ftuarve të koncertit të saj, Elvana u shfaq me një fustan të kuq kadife, me detajin e të çarës në njërën anë. Fustani i përshtatej kaq bukur këngëtares, teksa tregonte format e saj dhe detaji i rripit, theksonte belin.

 

Ajo kishte zgjedhur ta kombinonte fustanin me sandale gjithashtu të kuqe. Elvana ka dëshmuar më herët se kjo është një prej ngjyrave të saj të preferuara.

Ende nuk dihet se kush e ka dizajnuar, por në listë mund të jetë edhe emri i Valdrin Sahitit, pasi këngëtarja ia ka besuar shpesh pamjen këtij të fundit.

 

Në një foto ku pozon në mes të orkestrës, Elvana Gjata shfaqet me një kostum të zi, të veshur pa këmishë, por vëmendjen e tërheq trëndafioli i bardhë, që mban në të majtën e saj.

Duket se edhe ajo është solidarizuar me viktimat e ngacmimit seksual, duke iu bashkuar nismës së të ftuarve në “Grammy Awards”, ku të gjithë u shfaqën me trëndafila të bardhë në tapetin e kuq.

 

Vendimi për të zgjedhur një trëndafil të bardhë si simbol të lëvizjes, sipas “Huffington Post” erdhi sepse, “historikisht kjo lule ka qëndruar për shpresën, paqen dhe rezistencën”.

Me siguri edhe Elvana donte të përcillte të njëjtin mesazh!