FLET PËR FËMIJËN E DYTË DHE ZBULON EMRIN/ Almeda Abazi: Vajza do quhet… – AlpeGossip
FLET PËR FËMIJËN E DYTË DHE ZBULON EMRIN/ Almeda Abazi: Vajza do quhet…

FLET PËR FËMIJËN E DYTË DHE ZBULON EMRIN/ Almeda Abazi: Vajza do quhet…

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dëshiron të ketë dy fëmijë. Kështu deklaroi ajo së fundmi, kur u pyet nga fansat në Instagram. Almeda iu përgjigj një sërë pyetjesh dhe tregoi se pas Efehanit, dëshiron të bëhet me një tjetër fëmijë. Madje Almeda e ka zgjedhur emrin, nëse fëmija i dytë do të jetë vajzë.

“Kam menduar emrin Talia, por nuk jam e sigurt, edhe mund ta ndërroj”, u përgjigj Almeda.

Kur u pyet nëse mund ta përshkruajë mëmësinë me një fjalë, Almeda u përgjigj: “Nuk përshkruhet”.

Prezantuesja tha se i mungon shumë Shqipëria dhe sidomos gjyshërit.

Ajo tregoi gjithashtu se ka ëndërr ta çojë Efehanin në Los Angeles, aty ku u martua me Tolgahanin. “Ëndrra ime më e madhe është ta çoj Efe-n në Los Angeles, por korona na shkatërroi gjithçka”, tha Almeda.

Bukuroshja zbuloi gjithashtu se pasi pandemia të mbarojë, do të hapë një kanal në Youtube. “E kisha në plan, por e shtyva për shkak të karantinës. Sa të mbarojë karantina, gjëja e parë që do bëj është të hap kanal në Youtube”, u shpreh Almeda.

Në fund ajo mori edhe një mesazh nga Tolgahani i cili e pyeti “Ku është qumështi?”. Almeda tregoi se ata si çift çdo mbrëmje pinë nga një gotë me qumësht dhe mjaltë./Xing.al