Jo nuk është një shaka. Harrojeni botoksin dhe të tjera ndërhyrje. Tashmë me mijëra femra po provojnë diçka të re. Zbardhimi i vaginës është një nga tendencat e reja dhe shumë shpejt është ngjitur në mesin e ndërhyrjeve estetike më të kërkuara në treg.
Ajo kushton diku tek 600 euro një seancë dhe në total duhen bërë të paktën tre të tilla. Shumë klinika e ofrojnë diçka të tillë dhe bloggerja e famshme, Tracy Kiss e ka realizuar si dhuratë ditëlindje për të dashurin.
“Sapo kisha festuar 31-vjetorin në Paris dhe vendosa që t’i bëj një dhuratë vetes dhe të dashurit, Freddy: një vaginë më të shndritshme dhe më të re”.
“Po i afrohemi përvjetorit të parë dhe një vaginë e re dhe rozë ishte dhurata ideale për të”.
“Nuk më kanë kritikuar kurrë për ngjyrën e zonës intime, por si grua mendoj se duhet të kem kontroll mbi trupin dhe lëkurën time”.
“Me kalimin e kohës, lëkura në zonën intime bëhet më e zezë dhe më e fortë”.
“Por ndërsa e imagjinoj që meshkujt shqetësohen për formën, përmasën dhe performancën e penisit- si grua ndjej të njëjtat pasiguri kur bie fjala tek kënaqësitë që duhet t’i ofroj partnerit”.
Pasi përshkruan procedurën e zbardhimit të vaginës me lazër, duke theksuar se ajo nuk zgjat shumë, bloggerja thotë se çdo femër mund të bëjë diçka të tillë. Ajo shton se seksi ka qenë fantastik.
“Duhej të mos e bënim një javë, por pas katër ditësh nuk përmbaheshim dot. Pas kësaj, ne bëjmë seks normalisht dy herë në ditë”.
“Ne kemi vetëm një trup dhe kam për qëllim që ta mbaj timin sa më të shëndetshëm, të ri dhe tërheqës që të jetë e mundur për mua e për partnerin”.
“Nuk duhet të na vijë turp për çështjet e shëndetit intim dhe nuk duhet të fshehim pasiguritë”.
Tracy thotë se ka bërë më përpara edhe zbardhim anal- dhe kjo e ka bërë që të ndjehet si e virgjër sërish.