Këngëtarja shumë e ndjekur në rrjete sociale, Enca njihet për stilin e saj të veçantë në veshje dhe për faktin që çdo herë sjell diçka të re në paraqitjen e saj në videoklipe.
Mirëpo ashtu si të gjithë ne, edhe Enca merr rroba borxh nga motra e këtë e vërteton foto ku këngëtarja shfaqet me një palë rrobabanjo rozë duke pozuar në plazh.
Para Encës, këto rrobabanjo i ka veshur motra e saj, Uindi e cila tërhoqi shumë vëmendjen me fotot gjatë pushimeve.
Siç duket këto rrobabanjo motrat i kanë pëlqyer shumë sa kanë vendosur t’i ndajnë me njëra-tjetrën.
Kujtojmë që Enca dhe Uindi kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.