Historia 150-vjeçare, pamje të pabesueshme nga mbledhja dhe përgatitja e çajit më të famshëm në botë (FOTO) – AlpeGossip
Historia 150-vjeçare, pamje të pabesueshme nga mbledhja dhe përgatitja e çajit më të famshëm në botë (FOTO)

Historia 150-vjeçare, pamje të pabesueshme nga mbledhja dhe përgatitja e çajit më të famshëm në botë (FOTO)

Pothuajse 5 për qind e popullsisë së Sri Lankës punojnë në industrinë miliarda dollarëshe të çajit, duke mbledhur gjethet në rrëpirat e maleve dhe duke tharë e paketuar çajin në fabrikat e plantacioneve.

Kultivimi dhe shitja e çajit të zi ka formësuar jetët e brezave të banorëve të Sri Lankës që prej vitit 1867. Fotografi dokumentues, Schmoo Theune vizitoi plantacionet në vend për të eksploruar botën e prodhimit të çajit të Ceilonit.

Shkurret e çajit mbi rrëpirat e maleve ndodhen sipër shtëpive për strehim në formën e barrakave që i mundëson çdo plantacion për punonjësit e tij.

Tufat e çajit duhet të mblidhen me dorë çdo 14 ditë përpara se gjethet të bëhen shumë të ashpra.

Kjo do të thotë se vendndodhja e punës mund të ndryshojë nga dita në ditë, në varësi se ku është e nevojshme të mblidhen tufat e gjetheve të çajit.

Gjethet e çajit grumbullohen në çanta pëlhure të gomuar, që janë më të lehta sesa koshat e thurur tradicionalë që përdoreshin dikur.

Gjethet peshohen me radhë deri në fund të ditës dhe një mbledhës çaji mund të fitojë deri në 600 rupi të Sri Lankës, që është afërsisht 2. 70 euro, nëse arrijnë kuotën e caktuar të 18 kilogramëve në ditë.

Nëse ato nuk përmbushin këtë objektiv, atëherë paguhen më pak se 1.30 euro.

Disa plantacione përdorin modele të ndryshme pagesash, të tilla si pagesën mujore të stafit dhe ofrojnë hua të përkohshme për të punësuarit.

Shumica e punonjësve të çajit në Sri Lanka janë nga pikëpamja etnike indianë Tamil, një popull që u zhvendosën nga britanikët për të punuar në plantacione.

Ata ndryshojnë nga tamilët Jaffna të cilët e kanë origjinën nga veriu i Sri Lankës.

Rrugë të baltosura lidhin vendbanimet e punëtorëve me plantacionet e çajit.

Shkurret e çajit rriten në anët e rrëpirta të kodrës një metër larg njëra-tjetrës.

Lartësia ndikon në aromën e çajit, pasi lartësi më të mëdha prodhojnë të korra me aromë më delikate. Ky lloj çaji ka vlerë më të lartë sesa çaji që prodhohet masivisht në plantacione në terrene më të ulëta.

Mbledhësit e vjetër të çajit shpesh kanë kallo të ashpra në duart e tyre. Natyra e vështirë fizike e punës ka sjellë mungesë të të rinjve në profilin e mbledhjes së gjetheve.

Shumë vajza zgjedhin të punojnë në fabrika të linjtash, apo jashtë vendit në pozicionin e shërbyeseve shtëpiake, sesa në fushat e plantacioneve.

Mund të dallohen katër shtresa të ndryshme hierarkie në plantacionet e vogla, që variojnë nga pronari deri tek mbledhësi i gjetheve. Disa nga shtëpitë ku jetojnë punëtorët janë ndërtuar nga britanikët gjatë bumit të strehimit në vitet 1920 kur rreth 20 mijë dhoma u ndërtuan për mbledhësit e çajit.

Ndërtesat kanë ndryshuar shumë pak nga ajo kohë.

Familjet rrisin fëmijët e tyre në një fshat që ka pamjen e shtëpive-barraka plot ngjyra. Shumë ndërtesa kanë elektricitet apo ujë të pijshëm vetëm për disa orë në ditë, ose nuk kanë fare.

Shumë detyrime të përditshme si larja e rrobave, e fëmijëve apo e enëve kryhet në rrjedha uji dhe lumenj.

Disa zona ku strehohen punëtorët furnizohen me ujë vetëm një herë në tre ditë ndaj edhe uji i pijshëm mblidhet dhe ruhet në bidona.

Mbledhësit e gjetheve të çajit dhe punonjësit e tjerë e nisin punën në 7.30 të mëngjesit.

Në komunitetet e plantacioneve, fëmijët shpesh duhet të ecin në këmbë për disa kilometra që të shkojnë në shkollë.

Mbledhja e gjetheve të çajit sjellë rroga relativisht të ulta, kështu që disa familje nga plantacionet e çajit kanë anëtarë që punojnë jashtë në Lindjen e Mesme, ose në ndonjë qytet rreth Sri Lankës, të cilët dërgojnë para në shtëpi.

Gratë që punojnë në plantacione kanë po ashtu edhe detyrime shtëpiake si gatimin, pastrimin dhe kujdesin për fëmijët.

Gjethet e freskëta të çajit dërgohen në një fabrikë në afërsi të plantacionit për përpunim, ashtu si kjo që shihet në qytetin Kandy.

“Tharja” është hapi i parë, që kërkon fryrjen e ajrit të thatë për të nxjerrë esencën nga gjethja, që e jep edhe përbërjen e shijshme.

Një dëng prej 18 kilogramësh me gjethe mund të reduktohet në vetëm 5 kilogramë çaj Cejloni pasi përpunohet në fabrikat e plantacioneve.

Një makinë shtypëse copëton gjethet e thara dhe nis procesi i fermentimit, nga i cili del edhe aroma dalluese e këtij çaji.

Makineria e përdorur në përpunimin e çajit shpesh është e vjetër deri në 100-vjeçare.

Çaji i përfunduar ndahet sipas madhësisë së gjethes dhe shpesh paketohet në qese që nisen në ankand në Kolombo, kryeqytetin e Sri Lankës.

Çaji i Cejlonit nuk është thjesht një eksport, por një pjesë thelbësore e jetës së përditshme të banorëve të Sri Lankës, që provohet nga punonjësit e zyrave, punëtorët, studentët dhe gjithë të tjerët ndërmjet tyre.