Mesa duket gjërat nuk shkojnë shumë mirë edhe pas ndarjes për Lady Gagan.
Këngëtarja është detyruar të marrë një vendim drastik duke i thënë troç ish partnerit të saj mos ta kontaktojë më! Mesa duket marrëdhënia e tyre ka qenë vërtet toksike derisa arritën në këtë pikë.
Burime për Cosmopolitan tregojnë se Gaga ishte bezdisur së tepërmi nga Christian prandaj mori një vendim të tillë ekstrem.
Këngëtarja e njohur Lady Gaga i ka dhënë fund fejesës së saj me Christian Carino në muajin shkurt. Për arsyen e ndarjes së tyre ka pasur shumë aludime duke filluar nga xhelozia apo përpjekja e ish- partnerit të saj për ta shpërqendruar nga puna.
Shtoji kësaj edhe faktin që Christian nuk po e trajtonte shumë mirë kohët e fundit, ishte xheloz dhe i shkruante gjatë gjithë kohës. As shoqëria e Gagas nuk e simpatizonte shumë. Të gjitha sinjalet e çuan në pikën zero këtë marrëdhënie!