DUHET TI DINI/ Ja arsyet madhore pse çiftet përfundojnë në divorc – AlpeGossip
DUHET TI DINI/ Ja arsyet madhore pse çiftet përfundojnë në divorc

DUHET TI DINI/ Ja arsyet madhore pse çiftet përfundojnë në divorc

Divorci, është një nga ato vendime që të ndryshon tërësisht jetën. Në disa raste, është zgjedhja më e shëndetshme, kur një marrëdhënie ka marrë fund dhe shanset për t’u rikuperuar janë të pakta.  Problemet që mund të çojnë drejt divorcit janë të shumta, por thelbi i të gjithave përqëndrohet në arsyet më poshtë.

1. Paaftësia për t’u rregulluar pas një zënke.

Kjo është një prej kërcënimeve që i bëhet martesës. Nëse zënka nuk ju shërben për ta bërë lidhjen më të shëndetshme, do ta fundosë edhe më atë. Ta shohësh partnerin dashur pa dashur si armik, është gabimi më i madh që çon në shkatërrimin e martesës.

2. Po rriteni ndryshe!

Ju mund të jeni bashkë prej vitesh, por asnjëri prej të dyve nuk ka më dëshirë të investojë në atë lidhje. Kur dëshirat, mendimet dhe pritshmëritë tuaja nuk janë në harmoni me ato të partnerit, shanset që rrugët të ndahen janë të larta.

3. Emocionet kanë marrë fund!

Mungesa e emocioneve  është një tjetër problem i madh që e çon çiftin drejt divorcit. Sigurisht që pasioni nuk do të jetë i njëjtë me atë të fillimit të dashurisë, por nëse ndjenjat kanë mbaruar dhe aq më tepër, nëse ushqeni ndjenja për dikë që s’është partneri juaj, s’jeni në rrugën e duhur. Divorci s’vjen papritur!