LUKS DHE QEJF PAFUND/ JA VIP-at që nuk u kursyen fare për ditëlindjet e tyre (FOTO) – AlpeGossip
LUKS DHE QEJF PAFUND/ JA VIP-at që nuk u kursyen fare për ditëlindjet e tyre (FOTO)

LUKS DHE QEJF PAFUND/ JA VIP-at që nuk u kursyen fare për ditëlindjet e tyre (FOTO)

Të gjithë e dimë se ditëlindjet janë shumë të rëndësishme për çdo njeri. Dita e lindjes është e jotja që nga momenti kur ke ardhur në këtë jetë dhe askush nuk mund ta marri këtë eveniment nga ti. Ditëlindja është një ditë në të cilën ti feston veten tënde dhe të gjitha arritjet e tua deri në atë moment. Është momenti ku ti feston të gjithë vitet e tua të bukura në këtë botë.

Për këtë arsye, njerëzit nuk ngurrojnë ti festojnë këto ditë në mënyra nga më të bukurat. Me njerëzit e dashur pranë, me qirinj, tortë, zbukurime dhe me çdo gjë që do ti bëjë ata të ndihen të lumtur teksa festojnë. Por ka nga ata njerëz që nuk pëlqejnë të bëjnë gjë për këtë ditë të veçantë. Preferojnë ta kalojnë normalisht dhe si çdo ditë tjetër të vitit.

Në këtë artikull nuk do të shkruajmë për këta njerëz! Në këtë artikull ne do të shkruajmë për ata të cilët kthjnë përmbys çdo gjë për të patur ditëlindjen më fantastike.

Ne kemi hasur disa personazhe VIP të cilët këtë ditë të veçantë e kanë festuar fiks ashtu siç e meritojnë. Luksoze, klas dhe pa u kursyer fare.

Xhensila Myrtezaj

25 Vjetori i këngëtares dukej fiks si një ëndërr. Dhomë e mbushur me tullumbace, dhurata luksoze, lule?! Një mrekulli!

Mirëpo nuk mbaron këtu sepse festa vazhdoi me një organizim të mrekullueshëm dhe tepër luksoz. Me një dekor fantastik në nuancat e pink-ut, me qirinj, lule, drita dhe një super tortë jemi të sigurt që Xhensila do ta kujtojë përjetë këtë ditëlindje!

Ledion Liço

Një super festë e madhe dhe luksoze e mbushur me pije, shoqëri, familje dhe shumë qejf! E organizuar në një prej vendeve më luksoze në Tiranë, kjo festë surprizë nga Sara dhe Lori Hoxha kënaqi të gjithë të ftuarit madje dhe ne që vetëm e pamë!

Ronela Hajati

30 vjetorin e saj, Ronela Hajati ka zgjedhur ta festojë me një organizim tepër të bukur së bashku me shoqërinë dhe njerëzit e saj të dashur. Dekor i bukur, pije, muzikë dhe çdo gjë duket perfekt për të festuar një ditëlindje që do të mbahet mend gjatë!

Luana Vjollca

Super ditëlindja që u komentua gjatë nga të gjitha mediat. Në breg të detit në një nga lokalet më luksoze, me fishekzjarre, dekor super luksoz, pije, muzikë dhe shumë ”çmenduri”, ditëlindja e Luanës është festa që të gjithë do të donim. Bashkë me familjen dhe shoqërinë jemi të sigurt që ky 28 vjetor i Luanës do të mbesi gjatë në memorien e tyre por dhe tonën. /AlpeGossip.al