A i bën i DASHURI FOTO Alesias?! Modelja sqaron një herë e mirë se kush fshihet pas… – AlpeGossip
A i bën i DASHURI FOTO Alesias?! Modelja sqaron një herë e mirë se kush fshihet pas…

A i bën i DASHURI FOTO Alesias?! Modelja sqaron një herë e mirë se kush fshihet pas…

Me 150 mijë ndjekës në Instagram dhe dhjetëra foto caliente, i dashuri i Alesia Bamit duhet të jetë shumë i zënë duke i shkrepur poza velinës së “Stop”. Por, ky nuk duket të jetë aspak rasti i Alesias.

E ftuar në “Edicionin Veror” në “ABC News” për të treguar sekretet e fotove të saj sensuale në breg të detit, Alesia tregoi se mjeshtret pas aparatit, janë vetëm shoqet e saj.

“Fotot e mia i bën vetëm shoqëria. Pjesa tjetër… s’i kam kërkuar kurrë të më bëjë foto.”

Ndonëse nuk sqaroi nëse bëhet fjalë për një të dashur aktual, 19-vjeçarja i vuri pikat mbi “i”, për gjithë ata që e akuzojnë për Photoshop në fotot e saj në Instagram.

“Ata që më akuzojnë për Photoshop, ne i bëmë fotot bashkë sot dhe do të postohen edhe në Instagram.

Ajo zbuloi tek “Edicioni Veror” se sekreti i fotove të saj, është këndi i aparatit dhe pozicioni i trupit. Duke u ulur në gjunjë me këmbët pak të hapura, beli i Alesias theksohet akoma më shumë. Gjithashtu, zbuloi se e vetmja ndërhyrje në fotot e saj është duke ndryshuar ngjyrat për ta bërë trupin të duket më i nxirë.