PAS ”BONBON” NJË TJETËR SUKSES/ Kjo është kënga e dytë shqiptare që arriti 500 milion klikime – AlpeGossip
PAS ”BONBON” NJË TJETËR SUKSES/ Kjo është kënga e dytë shqiptare që arriti 500 milion klikime

PAS ”BONBON” NJË TJETËR SUKSES/ Kjo është kënga e dytë shqiptare që arriti 500 milion klikime

“Bonbon” nga Era Istrefi u bë kënga e parë shqiptare që arriti 500 milionë shikime në Youtube dhe që i dha famën ndërkombëtare këngëtares. Mirëpo sot një tjetër hit shqiptar ka arritur këtë shifër dhe është kënga “Të ka lali shpirt” nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi.

Silva ka postuar sot në rrjete sociale një foto ku tregon që kënga ka arritur 500 milionë shikime dhe shprehet e lumtur për këtë fakt.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për mua! Kënga “Të ka lali shpirt” fiton 500 MILION shikime! Faleminderit nga zemra gjithë bashkëpunëtorëve, arkivashqip dhe mbi të gjitha faleminderit atyre që e mbështetën këtë këngë që në fillim! LALI 500 MILION shikime”, shkruan Silva.

Kujtojmë që edhe kënga “Të ka lali shpirt” mori famë jashtë kufijve, ashtu si “Bonbon”.