UPS! Dy moderatoret me të njëjtën veshje në event dhe e paskan parë më herët njëra-tjetrën! – AlpeGossip
UPS! Dy moderatoret me të njëjtën veshje në event dhe e paskan parë më herët njëra-tjetrën!

UPS! Dy moderatoret me të njëjtën veshje në event dhe e paskan parë më herët njëra-tjetrën!

Zakonisht një nga gjërat që gratë në përgjithësi nuk pëlqejnë dhe mundohen ta shmangin në maksimum është veshja e njëjtë me një tjetër person, aq më tepër kur ndodhen në të njëjtin event.

Kjo ka ndodhur ditën e sotme në sfilatën “ Class Fashion show” që po zhvillon Alketa Vejsiu momentalisht. Dy moderatoret e emisionit investigativ “Boom” Fiori Dardha dhe Rozana Radi kanë zgjedhur që të kenë të njëjtën veshje në eventin e sotëm.

Të dyja kanë veshur një fund të zi të njëjtë dhe një këmishë të bardhë po njësoj. I vetmi ndryshim në look-un e vajzave kanë qenë këpucët të kuqe të Rozanës dhe sandalet e zeza të Fiorit si dhe fakti që njëra është bionde e tjetra është brune. Epo mesa duket dy shoqet moderatoret kanë preferuar që edhe këtu të vijnë dyshe, në përputhje me kodin e veshjes por edhe më marrëdhënien që ato kanë.