Kush janë “GANGSTERET” e showbizit shqiptar që ta “FUSIN ME GRUSHT”?! Nga Anxhela Peristeri deri tek… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
Kush janë “GANGSTERET” e showbizit shqiptar që ta “FUSIN ME GRUSHT”?! Nga Anxhela Peristeri deri tek… (FOTO+VIDEO)

Kush janë “GANGSTERET” e showbizit shqiptar që ta “FUSIN ME GRUSHT”?! Nga Anxhela Peristeri deri tek… (FOTO+VIDEO)

Që vajzat e showbizit ishin të “çmendura” e dinim, por që të ishin dhe kaq gangstere nuk na e priste mendja. Disa prej tyre kanë rrëfyer historitë personale ku kanë treguar se kanë pasur zënka deri në dhunë me djem, dhe e dini çfarë: Janë pikërisht ato që i kanë rrahur.

Anxhela Peristeri e ftuar  në ‘Top Show Magazine’, ku ndër të tjera ka folur edhe për fillimet e saj në Greqi. Duke diskutuar për origjinën shqiptare, Anxhela tregoi se në periudhën, që ajo ka qëndruar në Greqi gjithmonë e ka pranuar se ishte shqiptare.

“Fillimet e mia në shtetin fqinj ishin të këqija pasi gjithmonë paragjykohesha që isha shqiptare. Në një moment thjesht më erdhi në majë të hundës dhe reagova në atë lloj mënyrë , duke goditur dy grekë pasi kishin sharë Shqipërinë. Megjithatë nuk them që nuk e meritonin, por nuk them dhe që ishte veprim i bukur nga ana ime. Kam qenë dhe më e vogël, vetëm 20 vjeçe dhe nuk është se e mendova shumë. Më këtë mendje që kam sot nuk do ta bëja por isha e vogël. “- thotë këngëtarja shqiptare.

Franceska Jace

Ish-banorja e “Big Brother” Françeska Jaçe është përfshirë mbrëmjen e djeshme në një sherr me një femër në një pub.

Ka qenë faqja e VIP-ave të Bllokut që ka publikuar videon në Instagram, në të cilën pretendon se është Françeska e cila është përfshirë në një sherr të dhunshëm.

Mësohet se është dashur ndërhyrja e personave të tjerë për ta ndalur.
Në pamje shihet një grup personash të mbledhur dhe njëri prej tyre duket se qëllon me grushte.
Ish-banorja e Big Brother nuk ka reaguar, por kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ajo përfshihet në një sherr të dhunshëm.

Ronela Hajati

Gjatë intervistës Ronela ka treguar se dikur ka rrahur një mashkull në club, ndonëse nuk është tipi që bën të tilla skena, por ai ja kishte sjellë në majë të hundës.

“Isha në një club me goxha njerëz në tavolinë, isha veshur me fustan, po rrija me qëndrimin tim stoik. Ishte një student italian e na shtynte qëllimisht, kishte pirë a nuk e di.

“E bëri një herë, dy herë, dhjetë herë, derisa na shtyu aq fort saqë dy tavolina ranë, njëra u vra shumë kurse mua më ra mesi tek cepi i tavolinës, ai momenti që të errësohet gjithë jeta.

“Ti mascalzone i thashë, hajde këtu. I rashë një shkelm e çova në fund”, tregoi Ronela.

Trejsi Sejdini

Ajo tashmë është kthyer në një fenomen në median roze dhe në rrjete sociale. Për një pjesë të madhe të publikut ajo mbahet mend për sherrin e ‘famshëm’ ku bashkë me disa shokë e shoqe rrahën një djalë.
Por në një intervistë të dhënë së fundmi Trejsi e pranoi publikisht se ishte penduar për atë veprim, duke thënë se ka qenë edhe në moshën 13 vjeçare në atë kohë. Por Trejsin e ndjekin sherret dhe i fundit që ka bërë ka qenë në një club nate ku ka qëlluar me shishe dikë.

Përgatiti AlpeNews.al