KEISI NJË NUSE TRADICIONALE/ Pas kësaj që bëri, Stresi duhet të jetë shumë krenar (FOTO) – AlpeGossip
KEISI NJË NUSE TRADICIONALE/ Pas kësaj që bëri, Stresi duhet të jetë shumë krenar (FOTO)

KEISI NJË NUSE TRADICIONALE/ Pas kësaj që bëri, Stresi duhet të jetë shumë krenar (FOTO)

Reperi Stresi duhet të jetë një bashkëshort mjaft krenar dhe i lumtur për zgjedhjen që ka bërë.

Partnerja e tij Keisi ka treguar se është mjaft tradicionale dhe ka zgjedhur të mbajë mbiemrin e tij.

Ka qenë vetë Keisi që ka publikuar një foto të një çertifikate familjare, ku mund të shohim të gjithë pjesëtarët e familjes së Stresit.

Babai Sali Lushaj, nëna Shpresa Lushaj, motra Fatjona Lushaj, Stresi, emri i të cilit është Arkimed dhe partnerja e tij Keisi, e cila mban gjithashtu të njëjtin mbiemër.

Sipas ligjit, bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Kohët e fundit femrat kanë prirje të mbajnë mbiemrin e tyre. Po ti si do të veproje?