“NUK E SHOH VETEN ME ASNJË NGA…”/ Sara dhe Geliani deklarohen në “Për’puthen” vetëm për njëri-tjetrin – AlpeGossip
“NUK E SHOH VETEN ME ASNJË NGA…”/ Sara dhe Geliani deklarohen në “Për’puthen” vetëm për njëri-tjetrin

“NUK E SHOH VETEN ME ASNJË NGA…”/ Sara dhe Geliani deklarohen në “Për’puthen” vetëm për njëri-tjetrin

Ditë më parë, Sara u deklarua vetëm për Gelianin, duke thënë se nuk i pëlqen më asnjë nga djemtë në program përveç tij.

“Për momentin fokusi im je vetëm ti, ti je arsyeja pse po rri këtu”, u shpreh Sara teksa sytë i kishte të mbushur me lot.

Në puntatën e transmetuar ditën e sotme, po ashtu edhe Geliani u deklarua se është në progam vetëm për Sarën. Ai tha se nuk ka ndjenja për asnjë në program, por vetëm për Sarën.

“Nuk e shoh veten me asnjë tjetër nga vajzat. Ka qenë një ndër pëlqimet e mia. Do ta shikojmë më vonë se si do të shkojë. Takimi me Sindin ka qenë shumë i bukur por unë nuk kam ndjenja, me vajzat e tjera unë kam shumë respekt. Kjo është deklarata ime”, tha Geliani.

Kjo deklaratë u finalizua me një kërcim romantik nën tingujt e muzikës së Ed Sheeran.

Po ashtu, në studio u komentua edhe takimi i mëparshëm mes Sindit dhe Gelianit, ku ai e ka mohuar se donte ta puthte, ndërsa Sindi e ka kundërshtuar.

Sindi: Ka qenë ai që u afrua dhe kur është dhënë koment i i takimit, ai në takim e ka pohuar.

Geliani: Si më kam thënë po? Po të doja do të të kisha puthur.

Sindi: S’lejoj asnjë të më puthë pa dëshirën time. Ti nuk ke përçarë asgjë se mes nesh se s’ka pasur asgjë.

Geliani: Një kërcim afër e bëjnë të gjithë.