Sonte nata FINALE e Eurovision, tre shqiptarët në garë për të rrëmbyer fitoren – AlpeGossip
Sonte nata FINALE e Eurovision, tre shqiptarët në garë për të rrëmbyer fitoren

Sonte nata FINALE e Eurovision, tre shqiptarët në garë për të rrëmbyer fitoren

Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Foureira janë tre shqiptarët që do të konkurrojnë sonte për fituar Eurovision.

Ndonëse përfaqësojnë tre shtete të ndryshme, ata kanë treguar me anë të fotove të ndryshme ku bëjnë simbolin e shqiponjës se e mbështesin njëri-tjetrin.

Eugent Bushpepa përfaqëson Shqipërinë me këngën ‘Mall’, Eleni Foureira përfaqëson Qipron me këngën ‘Fuego’ dhe Ermal Meta përfaqëson Italinë me “Non mi avete fatto niente”.

Bushpepa dhe Foureira u kulaifikuan për në finale në natën e parë të gjysmë-finales. Ndërsa Meta u kualifikua në natën e dytë të gjysmë-finales.

I urojmë të tre këngëtarëve shqiptarë suksese në performancën e mbrëmjes së sotme në skenën e madhe të Eurovision.