“MAESTRO NUK IU KA QESHUR KUR ISHIT…”/ Luizi nuk lë rehat 3 të nominuarit: Kaq të bindur jeni se… – AlpeGossip
“MAESTRO NUK IU KA QESHUR KUR ISHIT…”/ Luizi nuk lë rehat 3 të nominuarit: Kaq të bindur jeni se…

“MAESTRO NUK IU KA QESHUR KUR ISHIT…”/ Luizi nuk lë rehat 3 të nominuarit: Kaq të bindur jeni se…

Luiz Ejlli është vendosur mbrëmë përballë Kutisë së Pandorës, ku në zarfin e zi shkruhej se ai kishte të drejtë të nxirrte 3 banorë në nominim. Pa u menduar fare, këngëtari thotë Armaldo Kllogjeri, Olta Gixhari dhe Krist Aliaj.

Pas përfundimit të spektaklit të madh të “Big Brother VIP”, Luizi nuk i ka lënë të qetë tre banorët e nomimuar, pasi gjatë gjithë kohës qeshte me ta. Madje aktorja e njohur i tha që të mos qeshte sidomos me Maestron.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Si ndihesh?

Olta: Prapë ne të katërt jemi në dhomë, si gjithmonë

Luizi: Po them si ndihesh?

Armaldo: Si do ndihem?

Olta: Po ça ka për të qeshur?

Luizi: Po kaq të bindur jeni se del Kristi?

Olta: Juve nuk iu ka qeshur kush në turinj kur keni qenë në nominim, Maestro nuk iu ka qeshur ndonjëherë

Luizi: Unë ju kam nominuar për me ju qesh, për Zotin

Olta: Mirë mo bëje, e drejta jote. Por është e tmerrshme. Ke gjithë pasditen duke i qeshur në surrat