I ZBULOI TRADHËTINË/ Moderatorja e famshme divorcohet nga bashkëshorti - AlpeGossip
I ZBULOI TRADHËTINË/ Moderatorja e famshme divorcohet nga bashkëshorti

I ZBULOI TRADHËTINË/ Moderatorja e famshme divorcohet nga bashkëshorti

Moderatorja e njohur amerikane Wendy Williams pasi mësoi se bashkëshorti i saj Kevin Hunter e tradhtonte prej më shumë se një dekade, ka paraqitur kërkesë për divorc.

“Daily Mail” raporton se gjatë javëve të fundit, 54-vjeçarja nuk e mbante unazën e saj të martesës në gisht.

Rikujtojmë se Kevin është producent televiziv në emisionin që ajo moderon prej kohësh.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, Wendy zbuloi gjithçka rreth tradhtisë së bashkëshortit dhe gjendja emocionale e saj që prej asaj kohe thuhet se ka ndryshuar për keq.

47-vjeçari Kevin ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Sharina Hudson prej 10 vitesh dhe të dy së fundmi janë bërë prindër të një fëmije.

Ndërkohë e gjitha kjo ka qenë një situatë tepër e vështirë për moderatoren e cila është detyruar që t’i japë fund martesës së saj 22-vjeçare. Fryt i kësaj të fundit është një djalë i quajtur Kevin Hunter Jr.